Gjykata e Tiranës la në burg 31-vjeçarin Imer Krrashi, i arrestuar pas një ndjekjeje të rrezikshme ku shkaktoi aksident dhe plagosi një polic jashtë orarit dhe bashkëshorten e tij. Krrashi refuzoi ndalimin, iu sekuestrua një pistoletë, dhe kërkoi falje duke thënë se ishte në gjendje paniku për familjen. Është i dënuar më parë në Itali për vjedhje. Hetimet vazhdojnë.
Posted inKryesore


