Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, u arrestua nga Policia e Vlorës pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë u konfliktua me rojen e sigurisë gjatë kontrollit me detektor metalesh. Pas debatit verbal, Llanaj goditi me grusht punonjësin e sigurisë, i cili pësoi dëmtime në fytyrë. Materjalet iu referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


