Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në Romë pasi në shtëpinë e tij u gjetën 200 kg kokainë, e ndarë në 191 blloqe dhe rreth 8,000 doza për shitje, me vlerë rreth 16 milionë euro. Gjithashtu u sekuestruan një pistoletë e municione, 30,000 euro dhe një makinë me bagazh të fshehtë. Droga synonte furnizimin e rrugëve të kryeqytetit dhe financimin e krimit të organizuar.
Posted inKryesore


