Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në Romë me rreth 30 mijë euro para cash, kokainë me vlerë 16 milionë euro dhe një armë të vjedhur. Kontrolli zbuloi një qendër logjistike droge me 191 pako kokainë, të destinuara për tregun italian. I riu, i papunë, nuk justifikoi burimin e parave. Karabinierët sekuestruan edhe municion dhe armë.
Posted inKryesore


