Një aksident u regjistrua në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, ku një Mercedes-Benz me drejtues Denis Metaj (37 vjeç) doli nga rruga dhe u përplas me murin mbrojtës, duke plagosur rëndë dy persona. Metaj pësoi prerje në fytyrë, pasagjeri Hati Rakipaj (21 vjeç) mori frakturë në këmbë. Të dy u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi rezultoi pa alkool. Hetimet vazhdojnë.
Posted inKryesore


