Në Gramsh është përfunduar vlerësimi i dëmeve nga zjarri i 11 gushtit, që shkatërroi dhjetëra banesa dhe mijëra hektarë tokë, duke shkaktuar një viktimë. Dëmet arrijnë rreth 31 milionë euro. Janë dëmtuar 68 banesa, bagëti, pemë dhe ullinj. Bashkia po harton projektin e rindërtimit, ndërsa priten fondet për ndërhyrje.
Posted inKryesore


