Ervis Brasha, 20-vjeçari i arrestuar në Kamëz për t’u prezantuar si polic, nuk ishte punonjës i policisë. Në banesën e tij u gjetën dokumente falsifikuese, armë, uniformë, stema dhe kapele policie. Ai kishte kontakte me policë të vërtetë dhe postonte foto e video në institucione shtetërore, duke u paraqitur si efektiv i rendit. Ende nuk dihet si ka marrë këto materiale apo nëse ka bashkëpunëtorë.
Posted inKryesore


