Një aksident automobilistik ndodhi paraditen në rrugën drejt Tushemishtit, Pogradec, ku dy makina përplasen; tre persona janë të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor i policisë po punon për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes, veçanërisht në segmente me qarkullim të ngjeshur.
Posted inKryesore


