Seanca paraprake për Veliaj në Gjykatën e Korrupsionit u shty për 12 dhjetor ora 9:30. Veliaj, në paraburgim që nga shkurt, akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Avokati tha se dosja nuk është njohur. Më 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt, duke e lënë në detyrë dhe rrëzuar shkarkimin e qeverisë.
Posted inKryesore


