Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, në Kralevë të Serbisë u mbajt një protestë studentore me mijëra pjesëmarrës, një ditë pas mitingut të Partisë Pëparimtare Serbe. Protestat nisën për tragjedinë në stacionin e Novi Sadit, duke kërkuar përgjegjësi dhe zgjedhje të parakohshme. Në tubimin e së dielës dominuan mesazhe për Kosovën, ku profesoreshë Millena Petroviq kritikoi qasjet e Beogradit dhe Prishtinës, që pengojnë paqen në rajon. Polemika lidhen edhe me Brigadën e 63-të Parashutiste, për rolin e saj gjatë luftës në Kosovë.
Posted inRajoni


