Spiunazh/ Fehim Sali pranon bashkëpunimin me BIA-n serbe, ja informacionet që mblidhte

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi paraburgim njëmujor për Fehim Salin, i dyshuar për spiunazh në favor të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA). Sali akuzohet për ofrimin e informacionit politik dhe identifikimin e zyrtarëve të AKI-së, si dhe për kontaktimin e personave nga sektit vehabi për rekrutim. Ai u arrestua në Merdar dhe gjatë bastisjes u sekuestruan para dhe telefona. Sali, ish-anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete, u shkarkua në maj 2024 pas raportit të sigurisë. Spiunazhi dënohet me minimum pesë vjet burgim sipas Kodit Penal të Kosovës.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *