Pasditen e së martës, Partia Socialiste zyrtarizoi 6 kandidatë për kryetarë bashkish, mes tyre deputetja Ogerta Manastirliu për Tiranën, e cila do të heqë dorë nga mandati në Kuvend, duke e zëvendësuar me Blerina Gjylametin. Për Vlorën kandidon Brunilda Mersini, gjithashtu deputete, me Brisejda Çakerrin që do e zëvendësojë në Parlament.
Posted inKryesore


