Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill ka dëshmuar në Hagë për kontaktet e para të SHBA me UÇK-në, duke thënë se ato u vendosën nga Robert Gelbard, i cili e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”. Hill pranoi vështirësinë për gjetjen e një lidershipi të qartë dhe sqaroi se nuk ka prova që Gelbard të kishte dhënë dritën jeshile për sulmin serb në Prekaz. Ai përshkroi Hashim Thaçin si një person të qetë, pa kontroll të plotë mbi UÇK-në.
Posted inKryesore


