Plator Nesturi është emëruar prefekt i qarkut të Vlorës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, duke zëvendësuar Vangjel Tavon, i cili kaloi në krye të Bashkisë së Himarës. Nesturi ka qenë ambasador në Spanjë dhe është aktiv si analist në media. Vendimi për emërimin e tij është miratuar në përputhje me kushtetutat dhe ligjin për prefektët, duke hyrë në fuqi menjëherë.
Posted inKryesore


