Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dështoi për shkak të mungesës së tij dhe avokatit mbrojtës, pasi ky i fundit kërkoi shtyrje për arsye shëndetësore. Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi të shtyjë seancën për më 12 nëntor, ku prokurori Sotir Kllapi do të shpallë pretencën për Dako dhe tre të tjerë. Dako aktualisht ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.
Posted inKryesore


