Këngëtarja Jennifer Lopez, e cila kohët e fundit ka dorëzuar kërkesën për shkurorëzim nga Ben Affleck, po ndihet e gatshme për t’u rikthyer në muzikë. Ajo është parë duke shkuar në studio për incizim pas një darke me binjakët e saj, Max dhe Emme. Një burim ka raportuar se ajo kërkon një kompozitor për të krijuar një hit të ri, duke theksuar se tani për të, prioritet është puna në muzikë dhe dëshira për një sukses të madh.
Posted inShow Bizz


