Në seancën paraprake më 4 nëntor për çështjen “Buka”, Gjykata e Posaçme vendosi të shprehet më 18 nëntor lidhur me kërkesën e SPAK, i cili ka akuzuar ish-ministrin Arben Ahmetaj për “shpërdorim detyre”. Prokuroria pretendon se ai ka shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh. Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar për çështje të tjera penale, përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave. Hetimi përfshin edhe 7 persona të tjerë.
Posted inKryesore


