Bashkia Vlorë po planifikon rikonstruksionin e 5 shkollave dhe kopshteve, disa prej të cilave janë rinovuar së fundmi, përfshirë shkollën “Ismail Qemali”, e cila kishte pasur problem me tualetet. Tenderi për këtë projekt është cilësuar i rrezikshëm nga Open Data Albania për korrupsion, me 233 milion lekë të alokuar veç për lyerje fasadash. Fitues është shpallur kompania “KOMBEAS” SHA, në pronësi të Mhill Ndrecës, i dënuar më parë për mashtrim.
Posted inKryesore


