Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 19 vite burg për Talo Çelën, i akuzuar për grabitjen e 4.6 mln eurove në vitin 2019 në aeroportin e Rinasit. Çela u gjykua në mungesë pasi arrestimi i tij dështoi. Seanca e ardhshme për vendimin është caktuar më 21 nëntor. Ai është një nga të kërkuarit e drejtësisë shqiptare, pjesë e operacionit “Plumbi i Artë”, që çoi në arrestimin e Nuredin Dumanit. Në total, 7 të akuzuarit morën 122 vite burg.
Posted inKryesore


