Një 27-vjeçare nga Lushnja, R. M., është arrestuar nga policia pasi është dënuar me një vit burg për “Falsifikim të monedhave” nga Gjykata e Vlorës. Specialistët e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës, realizuan kapjen dhe ekzekutimin e vendimit. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


