Rey Manaj po tregon talentin e tij si sulmues i shkëlqyer. Pas realizimit të dy golave me Kombëtaren shqiptare ndaj Andorrës, ai përsëriti suksesin me Sivasspor, duke shënuar dy gola në 5 minuta kundër Adana Demirspor. Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, dhe i dyti në të 18-tën. Aktualisht, ai ka arritur në 10 gola këtë sezon në Superligën e Turqisë.
Posted inSport


